Dolce&Gabbana dhe Smeg vijnë së bashku në një rrugëtim që bashkon ndjeshmëritë e tyre artistike. Koleksioni i krijuar prej tyre zbulon ngjyrat dhe bukurinë e Sicilisë, duke sjellë projektin autentik Made in Italy në standardin e përbashkët të krijimtarisë, artit dhe dizajnit. Bashkëpuni i tyre revolucionar ka krijuar një perceptim të ri për pajisjet elektroshtëpiake, duke i konsideruar ato jo thjesht si produkte, por si vepra të mirëfillta arti.

Divina cucina është një tribut për rrënjët e Italisë, traditat e saj dhe festivalet e mirënjohura. Ajo vjen në formën e një koleksioni unik pajisjesh elektroshtëpiake në të cilën dallohen ngjyrat e theksuara dhe intensiteti narrativ. Gama e produkteve prezantohet në dy variante: i pari është frymëzuar nga teatri i kukullave siciliane dhe karroca tradicionale e pikturuar me dorë, ku tonet mbizotëruese janë e kuqja e zjarrtë dhe portokallia, ndërsa në variantin e dytë mbizotërojnë motivet majolica në nuancat blu dhe të bardhë.

Koleksioni

Historia, kultura, kuzhina dhe bukuria e peizazhit sicilian janë sjellë në jetë në këto objekte të çmuara në një mënyrë autentike dhe të paharrueshme. Përmes këtij koleksioni duket sikur fryma italiane është materializuar në forma të prekshme dhe të përjetshme. E gjitha kjo është bërë e mundur falë përvojës së madhe të Smeg në dizajn dhe pajisje cilësore, si dhe shpirtit krijues të Dolce&Gabbana.

Zbulo më shumë