Mishelator

Smeg ofron një gamë të gjerë rubinetash, të cilat pavarësisht se dallojnë në pamje dhe funksionalitet, sigurojnë prakticitet dhe lehtësi në përdorim. Estetika e tyre përputhet në mënyrë perfekte me gamën e pajisjeve të tjera Smeg, pa kompromentuar veçoritë më të fundit teknologjike.

Mishelator që kursejnë ujë

Falë dorezës së kontrollit, rubinetat Smeg me sistem WSC përmbajnë një sistem për kursimin e ujit, nëpërmjet të cilit shpërndahet vetëm 50% e ujit. Në këtë mënyrë sigurohet një sasi e mjaftueshme uji për aktivitetet normale në kuzhinë, ndërsa pjesa tjetër kursehet, duke reduktuar shpërdorimin e tij.

Find out more
Mishelator që kursejnë energji

Mishelatorët me sistem ESC përbajnë një sistem për kursimin e energjisë. Përmes tij, kur doreza qëndron në mes, mishelatori shpërndan vetëm ujë të fohtë, dhe jo ujë të vakët. Për të patur, ujë të ngrohtë, doreza duhet kthyer pak më majtas. Në këtë mënyrë, bojleri nuk aktivizohet kur nuk është i nevojshëm, duke kursyer më shumë energji.

Find out more

UJË I VLUAR NË ÇAST

Rubinetat MAP100CR ndërtohen nga dy doreza. Doreza e djathtë funksionon njësoj si në rubinetat standard duke ofruar ujë të ftohtë dhe të ngrohtë, sipas dëshirës. E veçantja e këtij rubineti qëndron në dorezën e majtë, e cila lëshon në çast, drejt e në enën tuaj, ujë të vluar me temperaturë 98°C. Një sistem sigurie bën që uji i vluar të mos lëshohet asnjëherë gabimisht.