Dolce&Gabbana dhe Smeg bashkëpunuan sërish për krijimin e një linje unike të frigoriferit FAB28, e cila e shndërron këtë pajisje në një vepër të padiskutueshme arti. Të dy kompanitë i përkasin fushave të ndryshme krijuese, por u bënë bashkë për shkak të vlerave të forta, të cilat ndërthurin dimensionet e përsosmërisë Made in Italy si: respekti ndaj origjinës, rrënjëve të familjes dhe vendit të lindjes, si dhe ruajtja e traditave dhe aftësive mjeshtërore të artizanit. Këto veçori të përbashkëta frymëzuan dy marka të mirënjohura për të kombinuar epoka, ndjeshmëri dhe disiplina të ndryshme.
Si rezultat i këtij bashkëpunimi lindën frigoriferët unikë FAB28 në stilin Dolce&Gabanna. Çdo frigorifer përmban imazhe të artistëve sicilianë: limona, trinakria, rrota karroce, kalorësë mesjetarë dhe skena beteje - të gjithë elementë dallues të teatrit poetik të Teatrit të Kukullave dhe Karrocës siciliane, si dhe aspekte të rëndësishme të estetikës së Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana.
Tematikat e zhvilluar për çdo produkt janë zbukuruar me motive klasike lulesh. Këta 100 frigoriferë ekskluzivë - rezultat i novacionit dhe vëmendjes së përpiktë ndaj detajeve - janë produkte unike të cilat kombinojnë cilësinë dhe teknologjinë e Smeg me kreativitetin dhe mjeshtërinë artizanale të Dolce&Gabbana.