TË GATUASH ME NGJYRA

Smeg prezanton koleksionin e tij të parë të enëve të gatimit të dizajnuara nga studio @deepdesign në Milano nën drejtimin e Raffaella Mangiarotti dhe Matteo Bazzicalupo. Këto enë janë prodhuar tërësisht në Itali, ndaj mbajnë firmën Made in Italy.


Gama është projektuar për gatim të shëndetshëm dhe të larmishëm. I shëndetshëm, pasi veshja efektive jo ngjitëse do të thotë që ju mund të gatuani duke reduktuar sasinë e vajrave dhe yndyrnave, dhe i larmishëm sepse gama përbëhet nga modele të përshtatshme për të gjitha llojet e dietave, me madhësi të ndryshme.


Kështu, ju mund të zgjedhni midis 9 produkteve të ndryshme: 4 tigane (me diametër 24-26-28-30 cm), 2 tava (me diametër 24-26 cm), 1 tenxhere (me diametër 20 cm), 1 wok (me diametër 30 cm) dhe 1 tigan i thellë (diametri 28 cm).

Linja e enëve të gatimit Smeg

DIZENJUAR DHE PRODHUAR NË ITALI

Gama e enëve është e disponueshme në ngjyrën e rafinuar krem, të kuqe dhe të zezë.


Të ardhur si  rezultat i njohurive të gjera në kuzhinë, këto enë gatimi janë të bukura për t'u vendosur në tavolinë ose për t'u lënë në pianurë, si dhe praktike për t'u vendosur në dollapët tuaj.

Gama është e përshtatshme me pianurat me gaz, induksion, qeramikë qelqi dhe elektrike falë bazës së patentuar. Dorezat prej çeliku të pandryshkshëm dhe kapakët e qelqit i bëjnë këta artikuj idealë për t'u përdorur në furrë në temperatura deri në 250°C, si dhe të sigurt në larje me lavastovilje.

Cilësi e lartë

Të gjitha produktet e gamës së enëve të gatimit janë prej alumini të farkëtuar në të ftohtë me bazë çeliku, të përshtatshme për gatim me induksion.

Të përshtatshme në shumë pianura

Gama është e përshtatshme në pianurat me gaz, induksion, qeramikë qelqi dhe elektrike falë bazës së patentuar.

Mund të lahen në lavastovilje

Kompleti i enëve të gatimit është plotësisht i sigurt në lavastovilje. Hapësirat e dorezës sigurojnë kullim optimal të ujit gjatë larjes.

Të përshtatshme me furrë deri në 250°C

Dorezat prej çeliku të pandryshkshëm dhe kapakët e qelqit i bëjnë këta artikuj idealë për t'u përdorur në furrë në temperatura deri në 250°C.

Prodhurar në Itali

Enët e gatimit Smeg janë projektuar dhe prodhuar në Itali.

Për gatim të shëndetshëm

Enët e gatimin nuk ndryshojnë shijen e ushqimit, garantojnë gatim uniform pa djegie. Janë të lehta për t'u pastruar dhe perfekte për gatim pa vaj.

Linja e enëve të gatimit Smeg
Trup alumini

Trupi i aluminit garanton përçueshmëri termike optimale dhe rrezaton nxehtësinë në mënyrë uniforme në të gjithë sipërfaqen, duke shmangur formimin e pikave të nxehta ku ushqimi mund të digjet.

Veshja e brëndshme

Veshja e brendshme bën të mundur përdorimin e më pak vajrave dhe yndyrave për një mënyrë më të shëndetshme gatimi. Falë rezistencës së lartë ndaj gërryerjes dhe mungesës së porozitetit, pastrohet jashtëzakonisht lehtë.

Bazë e patentuar

Forma e bazës siguron shpërndarje uniforme të nxehtësisë. Baza e çelikut është fiksuar me trupin e aluminit sipas një metode të patentuar, e cila parandalon deformimin.

Doreza inoksi

Të bëra nga çelik inox, të gjitha dorezat janë të qëndrueshme dhe të përshtatshme për temperatura të larta. Ata janë të ngjitur në trup, duke ruajtur hapësira që sigurojnë kullim optimal të ujit gjatë larjes.

Kapak qelqi i temperuar

Të bërë me xham të temperuar me dorezë çeliku, kapakët kanë një ajrim me avull që përmirëson përdorshmërinë. Falë transparencës së tij, është më e lehtë të monitorohet ecuria e gatimit.

Dhuratë perfekte

Gama e enëve të gatimit Smeg vjen në paketim elegant në ngjyrë kremi. Ajo është e përsosur për dhuratë për të apasionuarit pas gatimit, të cilët shijojnë përgatitjen e pjatave me produkte të një dizajni të sofistikuar.